altmarius

cultură şi spiritualitate

Më 25 nëntor kalendari kujton Shën Katerinën e Aleksandrisë, virgjër e martire

Santa Caterina d'Alessandria

https://www.vaticannews.va/sq/bota/news/2022-11/25-tetor-kalendari-...

Një nga figurat më të mëdha të Kishës së lashtë është pa dyshim edhe Shën Katerina, lavdia e martirëve. Në të gjithë botën u bë e njohur dhe e bekuar. Me trimërinë dhe guximin e saj për Krishtin, me pastërtinë dhe dëlirësinë e saj të shkëlqyer tërhoqi shumë shpirtra në dritën e Jezu Krishtit. U tregua banesë e Shpirtit të Shenjtë, nuse e Krishtit, Mbretit qiellor.

R.SH. - Vatikan

Më 25 nëntor kalendari kishtar përkujton shën Katerinën e Aleksandrisë, martire.

Shën Katerina lindi në Aleksandri të Egjiptit. I ati i saj, i quajtur Kestos, ishte një fisnik i pasur i asaj krahine. Shën  Katerina u rrit në një ambient dhe rreth shoqëror tepër të ngritur. Studioi me mësuesit më të mirë. Mësoi gjuhë të huaja, njihte shumë mirë filozofinë greke, dhe studioi në degën e mjekësisë.

Përgatitja  intelektuale, bukuria dhe pasuria që kishte familja e saj, e bënin atë ndër nuset më të kërkuara. Duke dashur të zgjidhte një të ri  të shkallës së vetë, nuk pranonte asnjë nga ata që i propozonin për tu martuar. Nëna e saj, duke dashur ta ndihmnte në këtë fushë, e dërgoi të këshillohet me një asket të krishterë i cili jetonte në një zonë jashtë Aleksandrisë. Me këshillat e asketit por dhe pas ëndrrës që ajo pa me Virgjërën Mari, vendosi të pranonte krishterimin dhe të pagëzohej.

Pas pagëzimit, Shën Katerina pa përsëri në ëndërr Zojën e Bekuar dhe Jezu Krishtin Zot. Zonja Hyjlindëse i vuri një unazë dhe i kërkoi të kishte dhëndër të vetëm Krishtin. Kur u zgjua, pa në dorë unazën dhe kuptoi se nuk  ishte një ëndërr! Që atë moment Katerina ia përkushtoi jetën Jezu Krishtit. Eshtë fjala për shekullin e 4 pas Krishtit, ku perandor i Romës ishte Maksimino Daia. E perandori romak urdhëroi të dënohen të gjithë ata që nuk adhurojnë idhujt.

Kur erdhi momenti që Shën Katerina duhej të tregonte bindjen ndaj perandorit e të adhuronte idhujt, ajo shprehu hapur mendimin e saj kunder. Kërkoi t’i sjellin 50 të ditur a filozofë  që të diskutojnë me të dhe ta bindin për besimin e tyre. Perandori, i verbuar nga bukuria e saj, pranoi. Me ndihmën e Zotit Katerina doli fitimtare ndaj 50 të diturve dhe të gjithë kërkuan të pagëzohen. Maksimino urdhëroi atëherë të digjeshin të gjallë të pesëdhjetë burrat.

Menjëherë e arrestuan Shën Katerinën dhe i bënë shumë tortura. Engjëll i Zotit e shpëtoi Shenjtën nga mekanizmi me rrota i torturave. Duke parë këtë mrekulli, gruaja e perandorit dhe oficeri Porfirio, shprehën menjëherë dëshirën të pagëzoheshin. Bashkë me ta u pagëzuan edhe 200 ushtarë. Vizituan Shenjtën në burg. Maksiminoi pas kësaj urdhëroi t’i presin kokën të shoqes, oficerit dhe të 200 ushtarëve.

Më 25 nëntor shën Katerina u dërgua para gjyqit ku dhe u  vendos ekzekutimi i saj.  E shoqëruan jashtë qytetit dhe i prenë kokën. Trupin e saj e morën dy engjëj dhe e çuan në malin Sinaj, ku u gjend pas 4 shekujsh nga një asket. Asketi e dërgoi trupin e saj në manastir ku ruhet deri në ditët tona, duke lëshuar aromë mirre dhe duke bërë çudira. Kisha e përkujton shën Katerinën me daten 25 nëntor.

Vizualizări: 1

Adaugă un comentariu

Pentru a putea adăuga comentarii trebuie să fii membru al altmarius !

Alătură-te reţelei altmarius

STATISTICI

Free counters!
Din 15 iunie 2009

209 state 

(ultimul: Eswatini)

Numar de steaguri: 273

Record vizitatori:    8,782 (3.04.2011)

Record clickuri:

 16,676 (3.04.2011)

Steaguri lipsa: 33

1 stat are peste 700,000 clickuri (Romania)

1 stat are peste 100.000 clickuri (USA)

1 stat are peste 50,000 clickuri (Moldova)

2 state au peste 20,000  clickuri (Italia,  Germania)

4 state are peste 10.000 clickuri (Franta, UngariaSpania,, Marea Britanie,)

6 state au peste 5.000 clickuri (Olanda, Belgia,  Canada,  )

10 state au peste 1,000 clickuri (Polonia, Rusia,  Australia, IrlandaIsraelGreciaElvetia ,  Brazilia, Suedia, Austria)

50 state au peste 100 clickuri

20 state au un click

Website seo score
Powered by WebStatsDomain

DE URMĂRIT

1.EDITURA HOFFMAN

https://www.editurahoffman.ro/

2. EDITURA ISTROS

https://www.muzeulbrailei.ro/editura-istros/

3.EDITURA UNIVERSITATII CUZA - IASI

https://www.editura.uaic.ro/produse/editura/ultimele-aparitii/1

4.ANTICARIAT UNU

https://www.anticariat-unu.ro/wishlist

5. PRINTRE CARTI

http://www.printrecarti.ro/

6. ANTICARIAT ALBERT

http://anticariatalbert.com/

7. ANTICARIAT ODIN 

http://anticariat-odin.ro/

8. TARGUL CARTII

http://www.targulcartii.ro/

9. ANTICARIAT PLUS

http://www.anticariatplus.ro/

10. LIBRĂRIILE:NET

https://www.librariileonline.ro/carti/literatura--i1678?filtru=2-452

11. LIBRĂRIE: NET

https://www.librarie.net/cautare-rezultate.php?&page=2&t=opere+fundamentale&sort=top

12.CONTRAMUNDUM

https://contramundum.ro/cart/

13. ANTICARIATUL NOU

http://www.anticariatulnou.ro

14. ANTICARIAT NOU

https://anticariatnou.wordpress.com/

15.OKAZII

https://www.okazii.ro/cart?step=0&tr_buyerid=6092150

16. ANTIKVARIUM.RO

http://antikvarium.ro

17.ANTIKVARIUS.RO

https://www.antikvarius.ro/

18. ANTICARIAT URSU

https://anticariat-ursu.ro/index.php?route=common/home

19.EDITURA TEORA - UNIVERSITAS

http://www.teora.ro/cgi-bin/teora/romania/mbshop.cgi?database=09&action=view_product&productID=%20889&category=01

20. EDITURA SPANDUGINO

https://edituraspandugino.ro/

21. FILATELIE

 http://www.romaniastamps.com/

22 MAX

http://romanianstampnews.blogspot.com

23.LIBREX

https://www.librex.ro/search/editura+polirom/?q=editura+polirom

24. LIBMAG

https://www.libmag.ro/carti-la-preturi-sub-10-lei/filtre/edituri/polirom/

25. LIBRIS

https://www.libris.ro/account/myWishlist

26. MAGIA MUNTELUI

http://magiamuntelui.blogspot.com

27. RAZVAN CODRESCU
http://razvan-codrescu.blogspot.ro/

28.RADIO ARHIVE

https://www.facebook.com/RadioArhive/

29.IDEEA EUROPEANĂ

https://www.ideeaeuropeana.ro/colectie/opere-fundamentale/

30. SA NU UITAM

http://sanuuitam.blogspot.ro/

31. CERTITUDINEA

www.certitudinea.com

32. F.N.S.A

https://www.fnsa.ro/products/4546-dimitrie_cantemir_despre_numele_moldaviei.html

Anunturi

Licenţa Creative Commons Această retea este pusă la dispoziţie sub Licenţa Atribuire-Necomercial-FărăModificări 3.0 România Creativ

Note

Hoffman - Jurnalul cărților esențiale

1. Radu Sorescu -  Petre Tutea. Viata si opera

2. Zaharia Stancu  - Jocul cu moartea

3. Mihail Sebastian - Orasul cu salcimi

4. Ioan Slavici - Inchisorile mele

5. Gib Mihaescu -  Donna Alba

6. Liviu Rebreanu - Ion

7. Cella Serghi - Pinza de paianjen

8. Zaharia Stancu -  Descult

9. Henriette Yvonne Stahl - Intre zi si noapte

10.Mihail Sebastian - De doua mii de ani

11. George Calinescu Cartea nuntii

12. Cella Serghi Pe firul de paianjen…

Continuare

Creat de altmariusclassic Dec 23, 2020 at 11:45am. Actualizat ultima dată de altmariusclassic Ian 24, 2021.

© 2024   Created by altmarius.   Oferit de

Embleme  |  Raportare eroare  |  Termeni de utilizare a serviciilor